Fotografi kinez “Zeng Yi “ sjell
ekspozitë për publikun Shqipta

Fotografi kinez “Zeng Yi “ sjell<br />ekspozitë për publikun Shqipta
Ekspozita “Homeland” sjell për publikun Shqiptar 40 foto bardh e zi të jetës së përditshme të fshatarëve dhe të moshuarve kinezë. Ideja për të sjellë këtë ekspozitë në Shqipëri ishte një shkrirje dëshire mes artistit shqiptar Alfred Mirashi Milot, i cili është edhe kurator i kësaj ekspozite dhe fotografit kinez Zeng Yi. 

​Zeng Yi ka lindur në vitin 1949 në Jinan, në Kinën Lindore dhe tani luan një rol udhëheqës në komunitetin fotografik, si një artist, pedagog dhe avokat për mediumin.
Ai ka shërbyer si kurator, profesor dhe mbikëqyrës kërkimor në Kolegjin e Artit dhe Dizajnit në Shandong. Ai është gjithashtu anëtar i komitetit kuratorial të Shoqatës së fotografëve të Kinës dhe President i Shoqatës Ndërkombëtare të fotografëve të Lindjes.

Për njëzet vitet e fundit, ai ka planifikuar me sukses dhe ka organizuar Festivalin Kombëtar Rinor të Fotografisë në "Vitin Ndërkombëtar të Paqes", Ekspozitën Fotografike për Kulturën e Konfucit, eventin e parë kombëtar për 10 fotografët e rinj më të mirë kinez dhe shumë festivale dhe evente të tjera.
Në vitin 2013, ai u zgjodh nga Ministri kinez i kulturës si drejtor i planifikimit të Javës Ndërkombëtare të Fotografisë në Pekin. Ai gjithashtu mori rolin drejtues në zhvillimin e aktivitetit "Photo Pekini  2015."​
 
Redaksia Online
(m.ç/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave