Energjik, besnik, agresivë dhe vdekjeprurës janë disa krahasime që mund të kënaqin liderin e një vendi.

Por, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk do të jetë shumë i lumtur kur të zbulojë që një përdorues interneti ka publikuar një fotografi ku tregohet një ngjashmëri e madhe mes tij dhe një qeni.

Fotografia është postuar nga një burrë nga Ukraina. Krahasimi ndërmjet Presidentit Putin dhe qenit vjen pas një marrëdhënie të tij të gjatë me kafshët, kur Putin ishte fotografuar që shkonte për gjueti në Siberi i hipur mbi një kalë.
putin vs dog
(Në foto: Fotografia komike e postuar në internet)

Putin ka qenë Presidenti i Rusisë prej 13 vitesh dhe në një intervistë që dha sot, ai u shpreh se nuk e ka përjashtuar mundësinë për të drejtuar vendin deri në zgjedhjet e ardhshme Presidenciale të vitit 2018.



(v.gj/shqiptarja.com)