Një imazh tronditës i një gruaje që drejton pistoletën në kokën e një fëmije, ka ngjallur shqetësim te qindra persona që kanë parë fotografinë.

Foto është publikuar në internet në rrjete sociale muajin e kaluar. Përdoruesit e këtyre rrjeteve që kanë parë imazhi janë përpjekur për të identifikuar gruan që ndodhet në foto dhe kanë lajmëruar autoritetet.

Megjithatë ka mungesë informacioni rreth origjinës së fotos, por sipas përdoruesve të rrjeteve sociale, ka disa detaje që fotografia është shfaqur fillimisht në një faqe argjentinase dhe mendohet se personat në të janë nga Amerika Latine.

Në foto tregohet gruaja me fytyrën e saj të qeshur dhe që i drejton fëmijës rreth 2 vjeç një armë në fytyrë.
gruaja  drejton armen femijes

Imazhi i rëndë shkaktoi panik pasi fillimisht ajo u shfaq në një prej blogjeve që bëjnë fushatë kundër dhunës në familje.

Përdoruesit e internetit e cilësuan gruan në fotografi si 'të papërgjegjshme'.

(v.gj/shqiptarja.com)