ANGLI- Nuk do të ketë sanksione tregtare apo financiare ndaj Rusisë, pas ndërhyrjes së saj në Krime. Kjo është ajo çka thotë një dokument zyrtar, i fotografuar në duart e funksionarit britanik Hugh Powell që po e transportonte në Downing Street, për t`ia dorëzuar kryeministrit të Britanisë së madhe David Cameron.
 
Sipas disa mediave lokale, në këtë dokument janë të shkruara disa opsione të parashikuara nga Londra, për të përballuar krizën ukrainase.
 
Po sipas këtyre mediave, Mbretëria e Bashkuar, nuk do të bëjë sanksione tregtare ndaj Rusisë, apo të mbyllë qendra financiare të rusëve në Londër.
 
Redaksia Online
(e.s/ak/Shqiptarja.com)