Ish- kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana publikoi foton e formacionit të ndeshjes Shqipëri 2-1 Greqi në 15- vjetorin e saj. Por portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Thomas Strakosha i ka treguar se kush është më i miri nga 11 lojtarët të cilët bënë historinë më 4 shtator 2004.
Kapiten në këtë ndeshje ishte Foto Strakosha, babai i Thomasit i cili në atë ndeshje si portier bëri një paraqitje mbreslënëse, edhe pse lejoi qe një goditje me kokë e grekëve t'i shkonte pas shpinës.
''Më fal Lorik Cana, po portieri është më i miri''- thotë Thomas Strakosha.
Por nuk mungon replika nga ana e Lorik Canës. "Rastësisht nuk e kishte traken (shiritin) në krahun e majtë Cpt Foti"- i përgjigjet Cana.
Në fakt më vonë Lorik Cana u bë pasuesi i atij shiriti të cilin e mbajti për një kohë të gjatë, ndërsa vendin titullar si portier i kombëtares shqiptare të futbollit pas 15 vitesh e ka djali i Fotos, Thomas Strakosha që për momentin luan tek Lazio në Seria A.
Komenti i Thomas Strakoshës dhe replika e Lorik Canës