Babai i cili nuk lëshonte dorën e vajzës së tij e cila ishte nën rrënojat e tërmetit dhe më pas humbi jetën në qytetin e Kahramanmaras, foli për gazetën gjermane ‘Bild’.

49 vjeçari, Mesut Hançer tha se ishte përpjekur të gërmonte me duar në rrënoja por fatkeqësisht sërish nuk kishte arritur të shpëtojë vajzën e tij 15 vjeçare, Irmak. 

‘Isha duke punuar në furrë buke kur toka u drodh. E thirra gruan time menjëherë dhe ajo tha se dy vajzat dhe djali im ishin mirë. Por atë natë vajza ime më e vogël fjeti te gjyshja e saj. U përpoqa të gërmoja me duar për të shpëtuar princeshën time, por nuk munda ta nxirrja.’- tha ai.

Duke treguar se e ka telefonuar vajzën e tij, por nuk ka mundur të marrë përgjigje, babai i pikëlluar u shpreh: ‘U luta shumë, por fatkeqësisht humbëm! 

Fotografia e babait, i cili kishte veshur një xhaketë portokalli me një dhimbje të papërshkrueshme në fytyrë, u bë virale në rrjete sociale dhe pati një ndikim të madh në Turqi
 


Lajmi kryesor:

Mbi 23 mijë viktima nga tërmetet në Turqi e Siri! Ka ende shpresë për të mbijetuarit! Damasku u thotë ‘po’ ndihmave ndërkombëtare