Fotoja e Trump pas arrestimit stampohet në bluza dhe kapele

Fotoja e Trump pas arrestimit stampohet në bluza dhe kapele

Fotoja historike e ish presidentit Doland Trump, gjatë dorëzimit tek autoritetet në Xhorxhia ku po hetohet për disa vepra penale, është përdorur menjëhere për të bërë stampime në objekte dhe veshje të ndryshme.

Bluza, gota, postera dhe kapele kanë dalë menjëherë në shitje në njësi të ndryshme në Los Angeles në SHBA.  

Në foton e stampuar Trump shihet me kravatë të kuqe, flokë që shkëlqejnë dhe pamjen si të ngrirë para aparatit fotografik në shkrepjen që hyri në historinë e SHBA-së.

Një nga ideatorët e stampimit të bluzave tha se ishte një rast i rrallë dhe mendoi që këtë foto të pazakontë ta përdorte për bluze dhe objekte të ndryshme.

Ata që e blenë këtë bluze thanë se ishte e këndshme të mbaje të veshur një bluze me foton e Trump, kur ai u dorëzua tek autoritetet.  

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE