Fotoja EPIKE e protestës tek Kryeministria, fqinji zbulon se Agim Peposhi mori frymëzim nga...Ertugruli

Babai i Dorjan Protoduarit, të cilin Gjykata e Apelit e la në arrest me burg, për dhunën në protestën e 16 shkurtit para Kryeministrisë, e quajti politik vendimin e gjykatës. Nga protesta në mbrëmje e banorëve të zonës së "Astirit", ai tha se djali i tij nuk i ka kundërshtuar forcat e policisë në protestë. Përmendi edhe emrin e Agim Peposhit, një tjetër të arrestuari dhe të lëni në burg për dhunën në protestën që kujtojmë se shkoi deri në shkatërrimin e godinës së kryeministrisë, derës hyrëse dhe instalacionit të kërpudhës në lulishten e Kryeministrisë.

Agim Peposhi u bë objekt kryesor për 'meme' në rrjetet sociale për vet imazhin e veçantë të shkrepur para derës së kryeministrisë. Me një shtizë në dorë të cilës drejtimin ja kishte vënë për nga kryeministria, sulej drejt godinës. Por babai i Protoduarit, tregon se nga ka marrë frymëzim për atë gjest, Agim Peposhi, me të cilin janë fqinj, pasi të dy janë banorë të zonës së Astirit.

"Po Agim Peposhi more çfarë bëri? Gjëja më e bukur ishte se po imitonte Ertugrulin me një shtizë dhe mbahet në burg për dy muaj. A ka turp në këtë botë more?!", tha ai.

1554405496_Sequence01.00014801.Still012.jpg

Babai i Dorjan Protoduarit

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 05/04/2019 21:11

    Protoduaret te kerkojne falje nga Perendia se moren jete njerezish ne qafe ne Cerrik ne 1997, pastaj te flasin nese ka turp ne bote.

    Përgjigju
  • robi: 05/04/2019 10:14

    shpellaret e kane vendin me arushat ne shpelle dhe jo ne kryeqytet, protoduarimuti eshte nje bishe e eger qe duhet me e lene ne kafaz me krokodilin,,,,o

    Përgjigju
  • dulja: 05/04/2019 05:15

    lerin o budallalleqet o hajdutet e trrualleve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën