‘Fotoja ime me autorin që vrau policin në Fier ka 3 vite’,  Luan Baçi reagon ndaj deklaratave të Felajt: Shfrytëzove mungesën time në seancë, gënjeve

‘Fotoja ime me autorin që vrau policin në Fier ka 3 vite’,  Luan Baçi reagon ndaj deklaratave të Felajt: Shfrytëzove mungesën time në seancë, gënjeve

Luan Baçi dhe Ermonela Felaj

Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra dje nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku u vra efektivi i policisë, Novruz Cenalia.

Sërish përmes një postimi në rrjetet sociale, Baçi thotë se fotoja e publikuar në media, ku ai shfaqet me vrasësin e policit në Fier, është e realizuar para disa vitesh.

“Në seancën e dt. 16 Majt, znj. Felaj, duke shfrytëzuar mungesën time në disa minuta, na paska deklaruar se deputetët e opozitës nuk qenkan distancuar nga  krimi që ndodhi në Fier, për vrasjen e policit dhe nuk kërkuan që autori të dorëzohet! Shfrytëzuan një foto timen të dalë me autorin e krimit 3 vjet më parë, kur ai ishte vetëm 19 vjeç dhe krejt i pafajshëm dhe filluan sulmin si skutha dhe në mënyrë të paturpshme”, tha ai.

Ndër të tjera, Baçi i bëri thirrje Felajt që të kërkojë ndjesë për deklaratat e bëra.

“Zj. Gënjeshtare, arroganca dhe mendjemadhësia juaj, garancia që ju jep partia juaj, duke ju punësuar me farë e me fis në prokurori, gjykata dhe në çdo zyrë të shtetit, në mënyrë abuzive, ju ka errësuar arsyen dhe bëni deklarata të pa vërteta, duke gënjyer paturpësisht! Kërko ndjesë, po të ka mbetur një fije dinjiteti prej zonje”, tha ai.

Një ditë më parë nënkryetarja e Kuvendit i bëri thirrje “SPAK të hetojë Strukturën e Armatosur të PD-së  për votën”, pas publikimit të fotos së autorit Azgan Mërnica me deputetin Luan Baçi.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës