FOTO/Ja kush është 25 vjeçari që qëlloi prindërit me thikë në Durrës, babai i plagosur: Nga fëmija ça s'pret

Një krim në familje është regjistruar mesditën e djeshme në Durrës ku Hajri Neziri, 25 vjeç ka plagosur me thikë dy prindërit e tij.

Pas një debati në familje djali ka qëlluar me thikë në qafë dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke plagosur nënën dhe babanë, Destan dhe Hasie Neziri.

25 vjeçari Neziri u prangos pas rreth një ore në Tiranë në spitalin e Traumës, ku ishte shoqëruar nga bashkëjetuesja e tij.

Sipas burimeve të Report TV debati ka ardhur si shkak i refuzimit të prindërve të Nezirit për bashkëjetuesen e tij. Në spital sqarojnë se edhe gjendja e gruas është e stabilizuar dhe po shkon drejt përmirësimit dhe nesër mundet që ajo të dalë nga reanimacioni.

"Do ta fal djalin pasi na ka sulmuar në gjaknxehtësi dhe për këtë nuk do ta kallëzojë në Prokurori", kjo është deklarta e 75 vjeçarit, Destan Neziri i cili dje u sulmua me thikë nga djali i tij 25 vjeçar. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore 75 vjeçari ka treguar ngjarjen si dhe shkakun që çoi në plagosjen e tij dhe të shoqes prej djalit të tij. 

Ai ka dalë nga reanimacioni dhe trajtohet në një dhomë në spitalin kirurgjikal.

Çifti Neziri ka 5 fëmijë por që nuk jetojnë me ta. Edhe Hajriu është i ndarë me letra por jeton me të moshuarit.

Destani ka sqaruar se djali i tij nuk punon dhe se bashkëjeton prej disa muajsh me një vajzë nga Puka familja e të cilës banon në Kamëz.

Ne kemi kërkuar që të djali të punojë dhe nuk e kemi parë të arsyeshme lidhjen e djalit me këtë vajzën. Kemi bërë fjalë shpesh herë për këto arsye por asnjë herë nuk jemi konfrontuar fizikisht.Kanë qenë debate familjare. Dje patëm debate në drekë por që ndryshe nga herët e tjera djali na qëlloi me thikë.

Destan Neziri, babai i plagosur

 

Gjithashtu edhe vajza që aktualisht bashkëjeton me Hajri Nezirin ka pohuar se prindërit e djalit nuk ishin dakord për lidhjen e dy të rinjve, pasi ajo ishte nga Puka dhe të moshuarit nuk e aprovonin lidhjen e tyre. Ndër të tjera, ajo ka sqaruar para policëve se është munduar të ndalojë 25-vjeçarin të mos qëllojë prindërit, por nuk ja ka dalë dot.
Menjëherë pas krimit, ajo ju ka thënë efektivëve se është larguar nga banesa së bashku me të dashurin e saj dhe kanë shkuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku janë ndaluar nga blutë e kryeqytetit.


(Hajri Neziri)


(Destan Neziri, babai i plagosur)

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen