Ndonëse me synim imitimin e treshes së famshme të “Charlie’s Angel”, publikimi i fotos në një ditë tragjedie u vlerësua si pa takt dhe një gjykim tërësisht i gabuar. Njëkohësisht, Rita u kritikua edhe për inkurajimin e përdorimit të armëve.
Të tre këngëtaret u sulmuan në mënyrë të ashpër në profilet e tyre. Një ndjekës i Bailon, komentoi në faqe: “Një veprim prej idioti. Fëmijët të ndjekin. Të rreme apo jo, promovimi i armëve si diçka “gallatë” është një veprim tërësisht i palogjikshëm”. Ndërsa një përdorues i “Tëitter” komentoi: “Tërësisht e papërshtatshme nga Rita që të publikonte atë fotografi, duke llogaritur rrethanat e asaj dite”.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)