Policia e Durrësit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një gruaje, e cila është larguar nga banesa pasditen e kësaj të enjte.
Bëhet fjalë për Edlira Rushitin, 48 vjeçe, banuese në lagjen nr. 13 Plazh Durrës, e cila është larguar nga banesa pasditen e sotme rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer.
Krahas publikimit të fotos, policia jep edhe karakteristikat fizike të gruas e cila është rreth 1,65 cm e gjatë, me flokë të zeza, të shkurtra dhe ka të veshur një bluzë dhe pantallona ngjyrë të zezë. Familjarët kanë deklaruar se shtetasja e mësipërme vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në rast identifikimi të saj, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.
Komente









