TIRANE - Besnik Çerekja, avokati i gardistit Agim Llupo, i cili u shpall pak ditë më parë i pafajshëm për vrasjet e 21 Janarit, është shfaqur sot në rresht të parë ndërsa duartrokiste Kryeministrin Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral që ky i fundit po zhvillonte me disa studentë në Qytetin Studenti në Tiranë.

Klienti i avokatit Çerekja, gardisti Agim Llupo, ishte i pandehur në procesin e 21 Janarit 2011 për të cilin Prokuroria kishte kërkuar 25 vjet burg. Gjykata e Tiranës i dha pafajësinë bashkë me shefin e tij, Ndrea Prendin, për të cilin Prokuroria kërkoi 23 vjet burg për akuzën vrasje me dashje.

Besnik Çerekja është edhe zv/dekan në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Tiranës.

Në fotot në vijim duket Çerekja ndërsa duartroket Kryeministrin gjate aktivitetit të zhvilluar sot, ndërsa në fund avokati gjatë një prej seancave gjyqësore të procesit të 21 Janarit.
besnik çerekja
















besnik çerekja


 	besnik çerekja
(sg/shqiptarja.com)