Tifozët elbasanas kanë protestuar ndaj deklaratave të kreut të UEFA-s Michel Platini. Në ndeshjen Elbasani –Laçi, grupi i tifozëve “Tigrat Verdheblu”kanë shpalosur një pankartë të madh ku shkruhej : UEFA baraz Mafia baraz Euro.
 
tigrat verdheblu
























Ndërkohë dy tifozë shqiptarë kanë kërkuar drejtësi nga UEFA, për sfidën Serbi-Shqipëri. Tifozët shqiptarë me një flamur kombëtar në duar kërkuan drejtësi, ndërsa kishin shkruar: ‘Say no to racism’, parullë kjo e bërë e famshme pikërisht nga UEFA e FIFA.

tifozet
























Nga ana tjetër  “Ballistet” që mbështesin Shkendijen e Tetovës, gjatë ndeshjes së sotme, që Shkendija e humbi në shtëpi nga Vardari 1-2, kanë shpalosur një baner drejtuar UEFA-s, për Serbinë.
 
“Ata janë kanceri i Evropës, UEFA, çfarë ju nevojitet më shumë”, shkruhej në mesazhin e Ballistëve drejtuar UEFA.
 

ballistat ok ok






















Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)