Por ndryshe nga përditshmëria, sot në Kukës ambasadori austriak ka ‘zhveshur” kostumin e tij dhe është bërë njësh me banorët e zonës së Gorës, madje nuk ka hezituar që të hedhë vallet tradicionale dhe të respektojë edhe sazexhinjtë të cilët, siç e do tradita, duhet të falënderohen për tingujt që prodhojnë përmes dhënies së lekëve, ose siç ndryshe njihet në Kukës ky fenomen darovitja e tyre.
Siç shihet edhe në këto foto, ambasadori Johan Sattler teksa ka marrë pjesë në një aktivitet për promovimin e turizmit përmes kulturës dhe trashëgimisë së krahinës së Gorës, ai ka premtuar edhe mbështetje për zhvillimin e turizmit në këtë zonë e cila njihet jo vetëm për resurset por edhe për trashëgiminë kulturore që e karakterizon.
Banorët e zonës i kanë ofruar ambasadorit çdo detaj të një dasme gore dhe trashëgimisë së tyre kulturore.
Veshja tradicionale, kryesisht është qëndisur nga gratë dhe disa elementë të veshjes e punonin terzitё (mjeshtёr qёndistar). Veshja e burrave dallohet pёr larmishmёrinё e saj, koloritin dhe ornamentet e veçanta ku bëjnë pjesë: tirqët, çarapet, opingat, xhamadani, kësula (kapuçi), shamia, brezi, etj. Veshja e grave tё Gorёs ёshtё e tipit ballkanik dhe pёrkon mё shumё elemente me veshjen e zonave fqinjё, kryesisht me atё tё Lumёs.
Gjashtё muaj para ditёs sё dasmёs vazhdojnё pёrgatitjet. Pesё dita para fillimit, pёrcaktohet detyrat nga njerёzit e afёrm tё familjes, pёr mbarёvajtjen sa mё tё mirё tё dasmёs. Ceremoniali i dasmёs sё Gorёs, ёshtё i ngjashёm me me atё tё krahinёs sё Lumёs. Instrumentet muzikore tradicionale qё shoqёrojnё dasmёn janё surlja dhe lodra (tupani), zakonisht dy me dy.
Vallet
Në përgjithësi, vallet e burrave të Gorës karakterizohen nga e njëjta gjallëri dhe dinamikë si e valleve të Lumës. Edhe sa i përket mënyrës së ekzekutimit, disa nga vallet luhen radhazi njëra pas tjetrës. Në të gjitha rastet, kërcimet janë shoqëruar me surle e lodër. Ndryshe paraqiten vallet e grave të Gorës.
Resurset turistike
Pozita gjeografike, kushtet klimatike, hidrografia, flora dhe fauna mjaft e pasur janë elemente mjaft të rëndësishme, që këtij rajoni me potencial të lartë turistik, i krijojnë mundësi për zhvillimin e turizmit sportiv, rural, ekoturizmit, turizmit të gjuetisë etj. Me shumë maje të larta, burime e rrjedha lumenjsh me gryka e kanione, pyje të larta dhe me një faunë të shumëllojshme që krijojnë një peizazh mjaft të bukur dhe atraktiv për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit. Bjeshkët e Shishtavecit gjatë stinës së dimrit, janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sportit të skive.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)