TIRANË – Një kafe me një gazetare të njohur të mediave shqiptare, duket se është gjëja më e mirë në këtë pasdite të ngarkuar politike për ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Pasditen e së hënës, Arvizu është fotografuar në një prej lokaleve në qendër të ish Bllokut, me gazetaren Ilva Tare.
Takimi miqësor është zhvilluar ditën kur një tjetër kandidat i mazhorancës, Artan Hoxha u tërhoq dhe në minutat kur PD dhe aleatët vendosin të fusin në garë një emër të tretë, Bujar Nishani.

Në fakt, mes kandidatëve të përfolur këto kohë ka patur edhe emra femrash, por nuk dihet me siguri nëse për Ilvën takimi me kryediplomatin amerikan është një kortezi e rradhës, apo një dëshirë për të qenë më shumë e informuar rreth negociatave të vështira, ku Arvizu pa diskutim ka patur një rol shumë cilësor.
(mk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com