Një pjesë e madhe e godinave arsimore të Qarkut të Kukësit nuk kanë të gjitha ambientet e duhura për një proces mësimor-edukativ sipas standardeve, por kjo nuk e pengon komunitetin që të kontribuojë për përmirësimin e tyre.
Rasti më konkret vjen nga zona e Bushtricës në Kukës, aty ku nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar nuk kishin një fushë volejbolli ku të zhvillonin orën e mësimit të Fizkulturës.
Siç thonë edhe mësuesit, kërkesat e shkollës për një fushë volejbolli kanë qenë të shumta, por duket se zërin e tyre e kanë dëgjuar vetëm banorët e zonës.
Ka qenë Raiti, një djalë që ka mbaruar studiuar në këtë shkollë, që ka vendosur që godinës ku mësoi abc-në ti dhuronte një investim sa modest, por shumë domethënës.
Ai vendosi që me mundësitë e veta financiare të ndërtojë fushën e volejbollit përmes së cilës nxënësit e kësaj shkolle do mund të realizojnë siç duhet orën e mësimit.
Ndërtimi i terreneve sportive ka qenë një synim i Ministrisë së Arsimit, por kjo praktikë ende nuk ka mbërritur në shkollat e gjithë bashkisë së re të Kukësit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com