TIRANE - Një avion reaktiv i tipit MIG - 19, është fokusuar mbi një kamion teksa po lëvizte nëpër rrugët e Tiranës.

Avioni reaktiv i cili do të cohej për skrap u fokusua në momentin kur po kalonte pranë stacionit të trenit në Tiranë të shtunën e kaluar.

Ky është një avion ushtarak MIG - 19, prodhim kinez i cili është rrëzuar menjëherë pas ngritjes në aeroportin e Rinasit disa vite më parë.

Qeveria shqiptare ka vendosur të mos përdorë më aeroplanë gjuajtës e bombardues duke u kufizuar vetëm në përdorimin e helikopterëve.

Të gjithë avionet si dhe tankset e nëndetëset e vjetër të prodhimit sovjetik apo kinez është vendosur të dërgohen për skrap.

avion ushtarak

(ad.ti/shqiptarja.com)