Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, qytetarët të irrituar: Ç’ kandidat është ai? Mjerë populli! Humb shumë pikë

TIRANË- Qytetarët kanë dalë kundër posterit të kandidati për kryetar Bashkie të Tiranës, Belind Këlliçi ku u shfaqet duke nxjerrë gishtin e mesit. Qytetarët thotë se ai poster nuk është aspak i drejtë dhe se nuk bën gjë tjetër veçse ndikon negativisht për Këlliçin në garën e tij për Tiranën.

“Etike nuk është. Po ta marrësh, do bëhesh kryetar bashkie nxjerr dy gishtat si ato rrugaçët. Kam qenë në një rast, pse ka nxjerrë gishtin kanë qenë duke u vra me armë.  Si shenjë nuk është e mirë. Nuk ka që të vejnë postera të tjera. Pastaj themi ne pse nuk fitua,. Unë me Pd jam, por kam 10 vjet që nuk kam votuar. Shkon në mitingje dhe të përqafojnë, por kur shkon nëse ke një hall dhe thua po të kërkon filanka, të pyesin kush është”, tha një qytetare.  

“Nuk ke pse ti japësh rëndësi, sepse nuk është se do zgjidhet kryetar bashkie dhe do jetë problem më vonë. Kot io bën ato gishtat se e di që është i humbur. Është sharje, feje. E shan tjetrin dhe pa folur”, tha një qytetar.

“Ka provokuar se si do reagoje. E ka llogaritur që është humbur. Korrupsioni luftohet me veprime. Pastaj ai po jep shembull të keq. Sic e akuzojnë, ka falsifikuar shkollën, E ka dërguar i vëllai në Amerikë me dallavere, me borde, me dreq.  Po të sqarojë atë. Me të thënë e të bërë se ç’na ndan një lum i tërë. Akuzohet për falsifikim. Nuk është pak falsifikimi. Korrupsioni nuk bëhet pa falsifikim”, tha një tjetër qytetar.

“Nuk është normale se ka vënë posterin në çdo vend. Nuk më duket aspak normale”, tha një tjetër.

“Unë jam profesor dhe më vjen keq kur shoh një kandidat për kryetar bashkie që bën këto veprime sepse transmeton shembull shumë të keq tek brezat, te fëmijët, te adoleshentët, te të rriturit, te ne e nuk është e hijshme që një kandidat për kryetar bashkie të transmetoj një mesazh negativ në popull në kohën kur është në fushatë. Pikë humb shumë pasi nëse elektorati gri do të vendoste t’i jepte një votë plus, tani nuk ia jep më sepse këtu shihet besimi tek një kandidat për kryetar bashkie. Nëse do të sillej mirë e do të bënte fushatë të civilizuar, pa bullizime e pa sharje do të kishte diçka plus , por ky djali (Veliaj) ka bërë shumë punë për Tiranën dhe është shumë në avantazh. Mund të jetë 5000-6000 vota përpara mendoj unë. Ndikon dhe fakti që vota e demokratëve është ndarë në 3 pjesë. Saliu në njërën anë, Enkelejdi në anën tjetër, ca komunista që na kanë marr shpirtin në atë kohë në anën tjetër. Prandaj (Veliaj) është në avantazh përpara dhe ka bërë punë me shkollat , me infrastrukturën që ka qenë copë-copë. Tani infrastruktura është shumë mire!”

“Shumë gabim ka bërë! Ka një domethënie ajo.”

“Ça kandidati ai…!”

“Ai tregon për korrupsionin që nuk do të ketë më. Në kohën e drejtimit të atij të Bashkisë së Tiranës besoj nuk do të ketë më këtë shprehje. Pastaj figura është tjetër gjë”

“Unë mendoj se ai (posteri) është i denjë se ai (Këlliçi) flet çëmbra! Kështu që mendoj se është shumë i denjë përderisa ai flet çëmbra ai është tirons.”

“Unë nuk mendoj se është i denjë ky veprim”

“No koment! Kur të mbarojnë zgjedhjet mbase me këtë lloj gishti do të tregoj se “ia futa”! Ça janë këta aman?! Mjerë populli ku ka arrit me ta!”

“Çdo kandidat e mendon fushatën e tij në mënyrën e tij. Nuk ka lidhje një poster, ka lidhje personi”, kanë treguar qytetarët.

Këto reagime vijnë pasi në posterat që ai ka vendosur t’u paraqitet qytetarëve të Tiranës, por edhe në postime në profilin e tij në rrjetet sociale, Këlliçi ka postuar dy duar duke nxjerrë gishtin e mesit. Mesazhi i Këlliçit është që t’i nxjerrë gishtin e mesit korrupsionit, por kjo duket se nuk është mënyra e duhur që duhet ta bëjë, ai që pretendon të jetë qytetari i parë i Tiranës.

Posteri i Belind Këlliçit

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pu pu: 25/04/2023 23:54

    Sa mjeran, sa fyes, sa i pavlere. E cmund te bente me mire kunder vehtes?!!! Per mua qe nuk votoj, qe sot i humbi zgjedhjet. Do ti kujtohen dy gishtat, per aq kohe sa do jete ne politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje