Ndonëse në garën për 14 majin, garojnë përballë njëri tjetrit për të marrë mandatin e kryebashkiakut të Shkodrës, kjo nuk i ka penguar dy rivalët Benet Beci të PS dhe Bardh Spahia të koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ të shtrëngojnë dorën me njëri-tjetrin.
Beci dhe Spahia kane qenë të ftuar në një Iftar nga shoqata Istanbul dhe aty janë përballur me njëri-tjetrin, ku janë fotografuar duke shtrënguar duart. Përmes fotos Beci e Spahia kanë përcjellë edhe mesazhin se njerëzorja, qëndron mbi rivalitetin politik.
Këtë moment të veçantë, e ka evidentuar në një publikim ne rrjetet sociale vetë Benet Beci.
“Në iftarin e shtruar mbrëmë nga shoqata V.H.K “Instambul”, një mundësi për reflektim, përulje e respekt për njëri-tjetrin!”, shkruan Beci ne postimin e tij.
Ne shqiptaret te leket e kemi mendjen si e si per ti njollosur njerezit qe punojne ,s'do mend ardhja e demokracise ishim ne shqiptaret qe shkaterruam gjithçka me urdher te kriminelit se do ti bente me te mira ,nuk beri asnje gje por na mesoi si te vjedhim ,shajme dhe te vrasim ,per veten e tyre u pasuruan ne kuriz te shqiptarve ,dhe ju idiotet i shkoni pas .mire te na i bejne sipas kokes ju vencin qylafin
PërgjigjuRrival. Por ne fund te ditës I dajn leket bashk .do bëhet ky vend ndo nje her ÷÷÷
Përgjigju