PRISHTINE - Kryeqyteti i Kosovës sot është "zgjuar" me borën e parë të për këtë vit. Rënia drastike e temperaturave dhe reshjet, që kanë përfshirë rajonin, sot kanë dhënë efektin e tyre edhe në Kosovë.
Pas temperaturave pranverore, të cilat "mbretëruan" ditëve të kaluara, dhe rënies së tyre për 20 gradë celsius, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot parashikon mot kryesisht të vranët dhe me reshje kohë pas kohe të shiut me borë, kurse në zonat malore me reshje bore.

(Në foto: Dëbora e rënë sot në Kosovë) Foto të tjera
Borë në Zagreb dhe Sarajevë
Ndërkaq, edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor janë përfshirë nga moti i ftohtë i shoqëruar me reshjet e dëborës. Ky është kryqyteti kroat, Zagrebi i mbërthyer nga një stuhi dhe dëbora e rënë thuajse gjatë gjithë natës, që sipas meteorologëve do të vijojë edhe për tre ditët e ardshme.
Edhe Sarajevae Bosnjë-Hercegovinës, e rrethuar nga 3 malet olimpike ka filluar të zbardhet nga bora e parë. Pamjet tregojnë rrugët e mbuluar me borë dhe pemët e thyera nga erërat e forta në perëndim të Kroacisë. Dëbora e parë e sezonit ka mbërritur edhe në Turqi, rrugët esë cilës të mbuluara më borë kanë krijuar mjaft vështirësi në qarkullim.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO