TIRANË - Dikur ishte një ndër ndërtesat që mblidhte në aktivitete të ndryshme kulturore e jo vetëm, qindra qytetarë. Por sot është shndërruar në një gërmadhë. Bëhet fjalë për Piramidën, ndërtesën 27-vjeçare në qendër të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Në fotot e realizuara nga Shqiptarja.com në brendësi të qendrës Ndërkombëtare të Kulturës shfaqet shumë lehtë degradimi total në çdo cep të kësaj ndërtese.
Pllaka të hequra, mure të hapura, xhama të thyer, cigare e shishe të lëna përtokë jane e vetmja panoramë që të ofron kjo ndërtesë kulturore, e lënë tashmë në udhëkryq pasi nuk dihet ende nëse do të vihet në jetë ndonjë projekt për rikonstruksionin e saj.

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Pjetër Arbnori", Piramida ose Ish-Muzeu "Enver Hoxha" u ndërtua dhe u inaugurua në vitin 1988 në Tiranë, tre vjet pas vdekjes së ish-diktatorit. Piramida u projektua nga një grup arkitektësh ku merrnin pjesë Klement Kolaneci, Pranvera Hoxha, Pirro Vaso dhe Vladimir Bregu. Ky muze që kushtoi 3 milionë e gjysmë dollarë, u ndërtua në dy vjet në kohën kur populli shqiptar jetonte në një varfëri të tejskajshme.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO