Në rrjet u promovua si një protestë e studentëve për gjendjen e arsimit, por para Ministrisë së Arsimit në protestë nuk ishin vetëm grupi i flamingove, por edhe eksponentë të opozitëës. Një ndër ta edhe deputeti i PD-së, ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni. Ai është fotografuar në mesin e protestuesve në mbrëmje, ndërsa po vijonin aktet e dhunës në rrugë.
Në protestë janë para edhe eksponentë të tjerë të opozitës, nga anëtarë të FRPD-së, te Ilirjana Kuçana, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, por edhe dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.
Lajmi kryesor:
Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)










