Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në bypassin e rrugës së Arbrit. Siç duket nga pamjet e Report Tv mjeti është shkrumbuar totalisht ndërsa bëhet me dije se nuk ka të lënduar.
Shkak për djegien e makinës është bërë një problem teknik.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër rreth incidentit në rrugën e Arbrit.

Komento
Komente

