KORÇË - Zv/kryeministri i ardhshëm, Niko Peleshi ka dhënë dje dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së qytetit të Korçës. Peleshi duke iu drejtuar këshilltarëve tha se vendimi ka qenë i vështirë, por sfida që ka pranuar për të qenë pjese e ekipit të qeverisë ‘Rama’ është më e madhe.

Ndërkohë socialistët do të kandidojnë postin e lënë vakant nënkryetarin aktual të bashkisë, Sotiraq Filon. Tashmë mbetet që kreu i shtetit të dekretojë datën e zgjedhjeve që do të mbahen në qytetin e Korçës. Dorëheqja e Peleshit nga drejtimi i Bashkisë Korçë vjen 2 ditë para mbledhjes së Parlamentit të ri.
 
Niko Peleshi me stafin e Bashkisë Korçë me logo
(Në foto: Zv/kryeminisstri i ardhshëm Niko Peleshi me stafin e Bashkisë Korçë)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)