Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka mbajtur në dorë avionin prej letre ndërsa kryetari i Komisionit hetimor, Arben Ristani prezantonte konkluzionet e anëtarëve të opozitës të këtij komisioni për Lëvizjet në Polici. Noka ka zgjedhur momentin kur raporti dhe debatet mbi të kanë përfunduar, për ta hedhur avionin drejt anëtarëve të mazhorancës në komision duke thënë: Ra, ra!

(Në foto, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka me avionin prej letre në komisionin hetimor për lëvizjet në polici)

Foto të tjera
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptara.com)
