Në pasditen e së Shtunës ishte pikërisht profesionalizmi dhe guximi ato që i shpëtuan jetën dy larësve të xhamave që rrezikonin të rrëzoheshin, bashkë me skelën që i mbante, nga një lartësi prej 144 metra.
Punëtorët po pastronin xhamat në katin e 48 të një grataçeli në Vienë kur skela që i mbante u shkëput pjesërisht nga litarët dhe rrezikonte të binte sëbashku me të dy larësit e xhamave.
Kalimtarët e rastit pasi panë çfarë po ndodhte njoftuan menjëherë zjarrfikset, të cilët, në një operacion delikat që zgjati përreth një orë e gjysëm dhe që angazhoi përreth 30 burra, arritën t’i shpëtonin punëtorët nga një fund tragjik.
Sipas mediave vendase dy puntorët, protagonist të kësaj ngjarjeje, nuk kanë pësuar dëmtime por në momentin e shpëtimit gjendeshin në gjëndje të rëndë psikologjike. Grataçieli i sipërpërmendur është më i larti në Austri, me 57 kate.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)