'Myslym Shyri' dhe 'Abdyl Frashëri', dy rrugët më të populluara në kryeqytet, tashmë janë pajisur me ndriçim LED. Kjo është bërë e mundur nga bashkia e cila ndërkohë synon që në të ardhmen të shtohen rrugët që pajisen me një ndriçim të tillë.

Dritat LED, përveçse kursejnë energji elektrike deri në 65 për qind, edhe rinovojnë sistemin ekzistues, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.