Një ngjarje aspak humane është shënuar në Fier, pranë fshatit Agim të Libofshës.
Një makinë përplasi një të moshuar që po udhëtonte me motoçikletë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes i pashqetësuar për gjëndjen shëndetësore të të moshuarit, taman sikur të kishte përplasur një mace.
Policia informoi se aksidenti u shënua rreth orës 12:10 minuta.
Kanë qenë banorë të zonës të cilët i kanë vrapuar ta ndihmojnë shtetasin e identifikuar me inicialet P. B., 60 vjeç, banues në Libofshë duke i dhënë dhe pak ujë dhe më pas kanë njoftuar efektivët
Sipas njoftimit të policisë drejtuesi i motomjetit, 60 vjeçar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Ndërsa pyetja që mund ti shtrohet drejtuesit të mjetit është: "Po sikur i moshuari i shtrirë në mes të rrugës të ishte babai yt?
Komente


Do zoti tja shpetblej ne te njejten menyre kushdo qofte ai bastard qe vepron keshtu . Do ti kthehet per koke nje dite por mos te merzitet sepse cte mbjellesh do korresh
PërgjigjuTe shkuara dhe sherim te shpejte te aksidentuarit. Ju gazetare ne’’’’’ nuk eshte i moshuar 60 vjeç!
PërgjigjuEdhe mace te ishte nuk iken por ndalon dhe ndihmon. Lere pastaj njeri.
Përgjigju