TIRANE - Thasë të zinj të plehrave, shishe plastike që shtypim përditë, gazeta që i lexojmë, tapa shishesh, kanaçe, madje skelete çadrash shiu të vjetra mund të kthehen në Art. Të Reduktohen, të Ripërdoren, të Riciklohen dhe të Rikrijohet me ta.
Ky ishte mesazhi i sfilatës së realizuar për të tretin vit në Tiranë, këtë herë te Piramida, nga Eco Alternative Arts i Rajmonda Zajmit dhe nga pasioni shpërthyes i saj.
Fëmijë, prindër, mësues, gjyshër, të impenjuar si asnjëherë më parë në realizimin e ideve nga më të çuditshmet: Fustane, kapele, xhaketa, çanta që do t’i kishte zili dhe një stilist profesionist. Dashuria për tokën, kujdesi për të, rikrijimi me materialet që përdorim ishin mesazhet që fëmijët e disa shkollave shqiptare dhe ndërkombëtare të Tiranës dhe gjimnazit i Gjergj Kastrioti në Durrës bënë të vetat dhe i përcollën.
Ja disa modele të sjella përmes aparatit të fotografes Eriona Çami

FOTO TE TJERA
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO TE TJERARedaksia Online
(Shqiptarja.com)