LONDER - Kelvin Okafur i diplomuar për Artet e Bukura në Middlesex University është bërë i famshëm për veprat e tij në të gjithë vendin.
Subjektet e tij përfshijnë njerëz të njohur në fusha të ndryshme duke filluar që nga Nënë Teresa, Beyonce, Amy Winehouse dhe Princeshë Diana e shumë të tjerë. Artisti nga Tottenham, në veri të Londrës ka ekspozuar veprat e tij në shumë galeri artesh dhe ka fituar shumë çmime prestigjoze për punën e tij të arrirë.

Ai vizaton skicat bardhë e zi duke bërë një kombinim mes jetës dhe fotografive duke punuar deri në 15 orë në ditë. Ai ka theksuar se është tejet i apasionuar pas precizionit.

"Unë i dua vizatimet e mia pasi kanë si qëllim një përgjigje emocionale duke i bërë shikuesit të ndjehen sikur ata janë duke kërkuar në një subjekt të vërtetë real. Punimet e tij kapin shifrën prej 8 mijë deri në 10 mijë sterlina.

"Shpresoj që të kem një galeri timen në të ardhmen” – thekson ai duke cituar se është frymëzuar nga Leonardo da Vinçi dhe Michelangelo, pasi ata nuk janë vetëm mjeshtrat e artit, por edhe në fushat e tjera përfshirë inxhinierinë, poezinë, shkencën dhe matematikën.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com