Përpara derës së Gjykatës Kushtetuese po vendoset një banderolë e madhe “Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë.”
Në të shkruhen emrat e Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit, të cilësuar si “Dëshmorë të Atdheut”, ndërsa në fund emri i Fredi Belerit si i akuzuar.
Me posterë në duar, një grup qytetarësh kërkojnë para Gjykatës Kushtetuese hapjen e dosjeve për masakrën e Peshkëpisë.
“Hapni dosjet për masakrën e Peshkëpisë, 10 prill 1994 në Peshkëpi të Gjirokastrës. Nuk mund të lëmë në harresë dëshmorët e atdheut. Gjyqtarë, gjyqtare bëni detyrën dhe dilni mbi palët”, thonë ata.
Komente











Me cfare kam degjuar, Fredi Bejleri nuk ka lidhje me masakren e Peshkepise!Jane gjera te sajuara .
Përgjigju