Përpara derës së Gjykatës Kushtetuese po vendoset një banderolë e madhe “Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë.”

Në të shkruhen emrat e Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit, të cilësuar si “Dëshmorë të Atdheut”, ndërsa në fund emri i Fredi Belerit si i akuzuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:33
Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë, qytetarët para GJK: Hapni dosjet, s’mund të lëmë në harresë dëshmorët e atdheut

 

Me posterë në duar, një grup qytetarësh kërkojnë para Gjykatës Kushtetuese hapjen e dosjeve për masakrën e Peshkëpisë.

“Hapni dosjet për masakrën e Peshkëpisë, 10 prill 1994 në Peshkëpi të Gjirokastrës. Nuk mund të lëmë në harresë dëshmorët e atdheut. Gjyqtarë, gjyqtare bëni detyrën dhe dilni mbi palët”, thonë ata.