Fotolajm / Giethoorn, qyteti
pa asnjë rrugë i Hollandës 

Fotolajm / Giethoorn, qyteti<br />pa asnjë rrugë i Hollandës 
Nëse jeni nga ata persona që e urrejnë trafikun, atëherë vendi i duhur për ju gjendet në Hollandë, në provincën e Overijssel. Sekreti i këtij qyteti të vogël nuk është mospasja e makinave, por mungesa e rrugëve të vërteta. Bëhet fjalë për qytetin e Giethoorn, i njohur si Venecia e veriut, sepse rrugët e vetme në të janë kanale ujore që lidhin shtëpitë me qendrën e qytetit.

Këto kanale ujore kanë pak të përbashkëta me Venecian e sotme, pasi Giethoorn është në fakt një qytezë e vogël me 3 mijë banorë, e themeluar nga mercenarë të cilët në vitin 1230 u vendosën në këtë tokë. Qyteza është pa rrugë sepse ishte ndërtuar për të fshehur banorët e saj nga perskeutimet fetare të shekullit XII. Vetëm vite më vonë murgjit ndërtuan kanalet ujore ashtu siç janë edhe sot.

Sot, kjo qytezë duket sikur ka dalë nga një përrallë, me shtëpitë e bukura që gjenden në ishuj të vegjël të izoluar, të lidhura me mbi 150 ura ndërmjet tyre. E vetmja rrugë ekzistuese e qytezës është pista e biçikletave. Ndërsa të gjitha llojet e tjera të transporteve kryhen përmes kanaleve ujore .

Giethoorn ndodhet 120 km larg Amsterdamit, në mes të parkut natyral të Weerribben - Wieden. Për ta vizituar mjafton të shkoni në aeroportin e Amsterdamit dhe më pas të merrni një makinë me qira.

Dhe për të shëtitur nëpër qytet, ju duhet të merrni varkën tipike të vendit e quajtur “Boat Whisper”, një anije elektrike që ju ndihmon të eksploroni këtë vend të mrekullueshëm. Por, mund edhe të organizoheni me një turne, gjithmonë duke udhëtuar me varkat e vogla, të cilat kalojnë poshtë urave të drurit, mbi kanale. Kjo qytezë, është padyshim një nga destinacionet më të mrekullueshme e të fshehura të Amsterdamit që nuk duhet humbur.
 Giethoorn
Giethoorn
hollande
 
Redaksia Online
(u.s/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë