TIRANE - Ditën e sotme krahas protestës së paralajmëruar të Partisë Demokratike, në krahun tjetër kanë qenë simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim që kanë shprehur mbështetjen e tyre para selisë qendrore.
Por edhe pse nuk kishte pëprlasje mes tyre, një “incident” deri diku edhe humoristik është shënuar para selisë së LSI. Një grua në moshë i është afruar në përfundim të fjalimit përshëndetës Sekretarit të Përgjithshëm të LSI Luan Rama dhe pas i ka dhuruar një buqetë me lule.
Duke qëndruar krah tij, gruaja ka përshëndetur simpatizantët e LSI me dy gishta, simbol ky që është në fakt i Partisë Demokratike. Gruaja ka vazhduar përshëndetjen e saj në këtë mënyrë, por siç duket “ka ngatërruar protestë”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com