FOTO-LAJM / Hazizi dhe Fatima nga Afganistani i bashkohen Maratonës së Tiranës

FOTO-LAJM / Hazizi dhe Fatima nga Afganistani i bashkohen Maratonës së Tiranës

Hazizi dhe Fatima, çifti nga Afganistani, që mbërriti bashkë me refugjatët e parë që lanë vendin e tyre për shkak të luftës, ishin vrapuesit e Maratonës së Tiranës ditën e sotme. Çifti nga Afganistani të cilët u detyruan që ta braktisin vendin e tyre pasi ardhjes në pushtet të talebanëve, janë të njohur për pjesëmarrjen në maratona të ndryshme duke iu bashkuar kauzave.

Kësaj here, kauza e tyre ishte për refugjatët dhe afganët të cilët në këto momente po kalojnë një situatë aspak të qetë.

Hazizi dhe Fatima u pritën ditën e djeshme në një takim Të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zyrën e tij, i cili i përgëzoi dy të rinjtë për angazhimin në jetën publike e posaçërisht pjesëmarrjen e tyre, bashkë me qindra vrapues të tjerë të huaj në Maratonë.



Lajmi kryesor:

Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës 2021, Veliaj: Mes 2500 vrapuesve, 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme! Sot garohet për kauza të mëdha si ajo e refugjatëve


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin