ELBASAN - Rrafshimit të bizneseve pa leje në Elbasan duket se u ka shpëtuar një lokal përballë Fakultetit Ekonomik.

Prej disa ditësh Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ose i njohur ndryshe si INUK ka ndërmarrë një aksion në Elbasan për prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje, por duket se “Prada” i ka rezistuar këtij aksioni.

prada

prada

prada

Bizneset e tjera të cilat ishin ngjitur me “Pradën” tashmë nuk ekzistojnë më pasi janë shembur, ndërkohë që biznesi që shihni në foto është i vetmi që ka qëndruar në këmbë.

Fotot e biznesit privat kanë ardhur në redaksinë e Shqiptarja.com nga qytetarë të cilët janë të shqetësuar se përse ky është i vetmi që i ka “shpëtuar” fadromave të INUK.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)