AZERBAJXHAN-Presidenti Ilir Meta dhe ish-Kryeministri Sali Berisha janë bërë bashkë sot në një samit në Baku të Azerbajxhanit dhe sicc duket nga kjo foto kanë përfituar për të diskutuar mbi planet e tyre të së ardhmes, por edhe për të sqaruar ‘ngërçin’ mes tyre pas dekretit presidencial për Bajram Begajn që kaq shumë e kundërshtoi Sali Berisha.

Në këtë foto të shkrepur në darkën e samitit duket se Ish-Kryeministri është futur në ‘stafin’ e Presidentit, i rrethuar nga Meta por edhe nga këshilltarët e tij Tedi Blushi dhe Edmond Panariti.

Në këtë foto duket qartë vëmendja që ka marrë Berisha nga Meta por edhe të tjerët. Kujtojmë që Berisha ka paralajmëruar protesta që sipas tij do të rrëzojnë Ramën dhe qeverinë e tij. Sigurisht që kjo mund të ketë qenë një temë e rëndësishme bisede mes dy aleatëve në politikën shqiptare, duke pasur parasysh se më 24 korrik Ilir Meta do t'i rikthehet politikës aktive menjëherë pasi të lërë Presidencën.