Presidenti Ilir Meta vlerësoi në 106 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ish-presidentin e Kroacisë Stjepan Mesiç me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”. Atmosfera e flamurit kuqezi duket se ka bërë për vete edhe Mesiçin, i cili shfaqet në një fotografi duke pozuar i buzëqeshur me një kostum popullor të Shqipërisë së Mesme.
I njohur për mbështetjen që i ka dhënë shqiptarëve përgjatë vite në Ballkan, ish-presidenti kroat rikonfirmon me këtë foto dashurinë dhe vlerësimin që ai ka karshi historisë dhe kulturës së vendit tonë.