Edhe pse çdo vit e më shumë pakësohen, ithtarët e Enverit vijojnë të dalin nëpër sheshe në data të rëndësishme për Shqipërinë siç janë festat e Çlirimit apo dita e dëshmorëve.

Edhe sot me rastin e 79 vjetorit të çlirimit të Tiranës në sheshin “Ushtari i panjohur’ janë shfaqur pankarta me figurën e Enver Hoxhës apo dhe simbole të tjera të komunizmit.