Ngjarja ndodhi në orën 05:00 të mëngjesit, pasi makina humbi kontrollin dhe përfundoi në ngushticën nën nivelin e rrugës.
Makina luksoze 'Range Rover' me vlerë rreth 90 mijë Euro po ecte me shpejtësi të lartë dhe nuk është shumë e qartë se si përfundoi në atë pozicion që edhe për njeriun është e vështirë të futet. Megjithatë, sipas autoriteteve, mendohet se makina "fluturoi" rreth 4 metra dhe pastaj përfundoi në atë pozicion ku dhe u gjet.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati asnjë të lënduar. Pasagjerët që ndodheshin në makinën mundën të dilnin.
Makina, e cila kishte pësuar dëmtime të mëdha, u nxorr prej andej me vinç.
Foto të tjera
(v.gj/shqiptarja.com)