TIRANË - Qindra qytetarë kanë mbushur bulevardin në qendër të Tiranës për të pritur Kancelaren Gjermane, Angela Merkel.
Qytetarët janë rrjeshtur përpara kryeministrisë ku pritet të mbërrijë për herë të parë në vendin tonë, Kancelarja Merkel.
Entuziazmi për vizitën e saj duket tek qytetarët, një entuziazëm i cili ngjan edhe me ato që kemi parë kur vendin tonë e kanë vizituar Papa Francesku, ish- Presidenti Amerikan Xhonxh Bush apo personalitete të tjerë Botërorë.
Qytetarët: Presim antarësim në BE dhe një zgjidhje për emigrantët që kërkojnë azil në Gjermani Sapo ka shkelur tokën përpara kryeministrisë, kancelarja Agela Merkel ka përshëndetur qytetarët e shumtë të cilët e prisnin aty.
Ata kishin ardhur nga Durrsi, Drenica dhe qytete të tjera për të pritur në një vizitë të parë dhe historike në Tiranë Kancelaren Merkel.
Në prononcime për A1 Report ata shprehen mjaft të lumtur për vizitën e kancelares në vendin tonë duke shpresuar se vizita e saj do jetë shumë pozitive për vendin.
Qytetarët thonë se presin një antarësim sa më të shpejtë të shqipërisë në BE.
“Antarësimin në BE ishalla realizohet sa më shpejt. Dh shqipëtarët që janë në gjermani për të kërkuar azil ishalla e marin dhe kjo vizitë është pozitive”, - thotë një qytetare e cila kishte ardhur bashkë me familjen e saj nga Durrësi
“E pritëm me shumë dëshirë dhe ishalla do bëjë diçka të mirë për të gjithë shqiptarët. Për emigrantët ishalla bën diçka pozitive. Ne nuk e kuptojmë politikën, por për ne shqiptarët që jemi popull i varfër shpresoj të kemi favorizime, të mos kemi taksa shumë të larta”, - thanë të tjerë qytetarë.