Në shkollën 9 vjeçare ”Lidhja e Prizrenit” të qytetit të Kukësit, dëmtimi i palestrës së re të sportit është kthyer në një problem mjaft shqetësues. Në këtë objekt sportiv për të disatën herë janë thyer dyer dhe dritare.

Preh e dëmtimit janë bërë edhe tubacionet e derdhjes së ujrave të shiut si dhe llambat ndriçuese jashtë objektit.

Mësuesit e edukimit fizik ngrejnë shqetësimin për gjendjen e krijuar duke apeluar për ndërhyrje sa më të shpejtë dhe ndërgjegjësim të komunitetit për ruajtjen e shkollës.

Fenomeni i dëmtimit të terreneve sportive është evident edhe në dy shkollat e tjera të arsimit 9-vjeçar të qytetit të Kukësit.

Vitin e kaluar me fonde të dhëna nga qeveria shqiptare u ndërtuan katër terrene sportive dhe një shkollë e re me një fond prej 120 milon lekësh.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com