Tre punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në rrethin e Hasit, kanë rrezikuar jetën e tyre teksa kanë qenë duke ndërhyrë për riparimin e një fidri që ishte dëmtuar.
 
Siç shikoni edhe në këto foto, tre punonjësit gjatë riparimit të Fidrit numër 8 kanë pësuar një aksident, ku automjeti i tyre ka përfunduar në mes të ujit të një përroi.

oshee

 
Për të ndihmuar punonjësit dhe për të nxjerrë nga përroi automjetin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është dashur ndërhyrja e ekspertëve të shërbimit zjarrfikës dhe policisë.

oshee
 
Fatmirësisht tre punonjësit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

oshee


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)