SARANDË- Jahti i Miliarderit rus Andrey Igorevich Melnichenko shfaqet në brigjet e Sarandës.

Edhe pse koha nuk ka premtuar, moti shfaqet i vrenjtur, mesa duket miliarderi rus duket se po shijon bukuritë e brigjeve shqiptare.

Report Tv sjell foto dhe video të jahtit që kushton 500 milionë dollarë. Kjo është nuk hera e parë ky jaht kalon në brigjet e Sarandës, më konkretisht është hera e tretë.

Jahti i Miliarderit rus Andrey Igorevich Melnichenko

Jahti është ndërtuar në afërsi të Hamburgut në Gjermani, dhe është jahti më i gjatë në botë, 143 metër dhe kalon lartësinë 91 metër të Statujës së Lirisë, dhe peshon 12.600 ton. Brenda tij ka pishinë dhe pistë për uljen e avionëve të vegjël. Kujtojmë që më datë 28 korrik Melnichenko ankoroi të njëjtin jaht në të njëjtin vend në bregdetin shqiptar.