Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Aurela Basha, ku duket Lulzim Basha teksa drejtonte makinën krijoi debate për faktin se si kreu i PD-së shkel Kodin Rrugor duke drejtuar mjetin pa rrip sigurimi.

Por sipas një denoncimi të bërë nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, mosvendosja e rripit të sigurimit nuk është shkelja më e madhe e kryetarit të Partisë Demokratike.

Sipas Braçes, Lulzim Basha nuk ka një patentë që prej vitit 2016. Zv. kryeministri thotë se dokumentet tregojnë se patenta Bashës i ka skaduar në dhjetor 2016 dhe prej asaj date është pa të, duke qarkulluar kështu në shkelje të ligjit.