BERLIN- Kancelaria gjermane Angela Merkel viziton emigrantët që ndodhen në një qendër strehimi për azilkërkues në Berlin. Zonja Merkel u prit me ngrohtësi dhe duartrokitje të shumta, por e veçanta e takimit ka qënë kur disa emigrantë i janë afruar për të marrë një selfie.
Mesa duket Merkel e ka pëlqyer gjestin e emigrantëve duke pranuar me kënaqësi ftesat. Në foto Kancelarja Angela Merkel duket e qeshur. Por përsa i përket fjalimit, Merkel, theksoi se integrimi i emigrantëve do të bëhet pjesërisht përmes fëmijëve.
Fëmijët do të mësojnë gjuhën gjermane në kopshte dhe shkolla dhe do të ndihmojnë prindërit e tyre të integrohen në shoqërinë gjermane.
E pyetur nga gazetarët se si do të veprohet me azilkërkuesit ekonomikë, Merkel është shprehur se në gjermani do të qëndrojnë vetëm emigrantët politikë, ata të cilët nuk mund të kthehen pas pasi vendi i tyre ndodhet në gjendje lufte.

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com