Korçë-Një aksident është shënuar pasditen e sotme (23 janar) në Porodinë të Korçës.

Raportohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me murin e një parcele.

Shoferi ndodhet në spital dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.