VLORE - Kryeministri Edi Rama është pritur në Vlorë, gjatë vizitës së tij ditën e sotme, me dron dhe me flamurin kombëtar. Është vetë kryeministri Rama i cili ka postuar në rrjetin social Facebook, disa nga fotografitë e aktivitetit të tij ku vizitoi sot Universitetin e Vlorës me rastin e 20 vjetorit të themelimit të tij.
Në foton në fjalë shihen dy studentë që mbajnë dronin dhe flamurin tonë kombëtar. Nuk dihet ende nëse studentët kanë mundur të lëshojnë dronin në kohën që kryeministri Rama vizitoi Universitetin e Vlorës.
Kohët e fundit, pas incidentit në Beograd, droni është kthyer në një mjet mjaft popullor dhe të përfolur, veçanërisht në botën e futbollit. Gjithashtu pak ditë më parë, gjatë ndeshjes Flamurtari-Skendërbeu luajtur në Vlorë, u lëshuar një dron me flamurin tonë kombëtar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com