TIRANE - Hapësirat publike ku fëmijët të luajnë janë një problem shumë i madh jo vetëm në Tiranë por në të gjithë shqipërinë. Fotot që shihni janë bëra në lulishten përpara bllokut të pallateve pas ‘21 dhjetorit’ në Tiranë.

Siç mund të shihet lulishtja aty është totalisht e shkatërruar. Duket qartë që aty nuk është vënë dorë as nga banorët që jetojnë në  pallateve rreth saj dhe as nga përfaqësues të pushtetit vendorë. Këto lodra të shkatërruara paraqesin një rrezik të madh edhe për ata pak fëmijt të cilët mund të tentojnë të luajnë aty sepse ato janë totalisht të prishura.

Fëmijët i dëgjojmë shumë shpesh të ankohen se nuk kanë ku të luajnë, se për ta nuk mendon askush, se edhe ato pak vende që janë menduar për ta zihen nga biznese apo përdoren për parkim makinash. 

Në rastin që shikoni në foto, lodrat e vëna përpara pallateve për të luajtur fëmijët janë të shkatërruara plotësish dhe rrjedhimisht aty nuk ka asnjë fëmijë duke luajtur.
lulishtja
lulishtja
lulishtja
lulishtja
lulishtja

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)